Organizimi dhe funksionimi institucional i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillesat e tij që me hapjen e katedrës së gjuhëve të huaja pranë Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, që mbulonte mësimdhënien e gjuhës ruse dhe të asaj frënge. Me shndërrimin e Institutit të Lartë Pedagogjik në Universitet në vitin 1991, kësaj katedre iu shtua dega e Gjuhës Angleze në vitin 1994, tashmë në përbërje të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Po pranë kësaj katedre, më 1996,  hapet dega e Gjuhës Gjermane, bazuar mbi draft marrëveshjen mes Universitetit të Gracit dhe atij “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në vitin 1998 filloi veprimtarinë e tij programi i studimit Gjuhë Italiane, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Italiane bazuar në marrëveshjen protokollare mes Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme Italiane. Në këtë marrëveshje parashikohej prania e një lektori italian, i cili zhvillon aktivitetin e tij pranë Universitetit të Shkodrës.

Në vitin 2001 miratohet hapja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin  e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili një vit më pas kishte në përbërjen e tij dy departamente, atë të Gjuhëve të Huaja, me dy seksione, të Italianistikës dhe të Anglistikës, si dhe departamentin e Gjermanistikës. Në vitin 2007, pas ndarjes së departamentit të Gjuhëve të Huaja me urdhër ministerial, Fakulteti numëronte, përveç departamentit të Gjermanistikës edhe dy të tjera, atë të Gjuhës Angleze dhe të Romanistikës. Ky i fundit që nga viti akademik 2006-2007 ka dy programe studimi bachelor në përbërje të tij, atë të Gjuhës Italiane edhe Frënge.

Lexo më shumë

Departamenti i Romanistikës

Nr.

Emri Mbiemri

Titulli

Pozicioni

1.

Alva Dani (Halluni)

Doktor

Zv.Dekan

2.

Eliana Laçej 

Prof.as.dr

Drejtor Departamenti

3.

Alma (Dibra) Hafizi 

Prof.as.dr

Pedagog

4.

Aterda Lika (Zaganjori)

Doktor

Pedagog

5.

Aurela Voci 

Master

Pedagog

6

Dhurata Hoxha (Nuta) 

Prof.as.dr.

Pedagog

7.

Drita Brahimi (Ferhati) 

Doktor

Pedagog

8.

Ingrit Tirana

Master

Pedagog

9.

Lindita Kazazi 

Doktor

Pedagog

 

Departamenti i Gjermanistikës

Nr

Emri Mbiemri

Titulli

Pozicioni

1.

Edlira Bushati

Prof.as.dr

Dekan

2.

Angjelina Shllaku

 

Prof.as.dr.

Pedagog

Drejtor i Kurrikulave

3.

Karmen Lazri

Doktor

Drejtor Departamenti

4.

Klaudia Darragjati

Master

Pedagog

5.

Ilda Hoxha (Selmani) 

Master

Pedagog 

6.

Irini Pirani (Dibra) 

Master

Pedagog

7.

Karoline Roja Kutiner Bohnstingl

Master

Pedagog

8.

Valieta Gjylbegaj  

Master

Pedagog

Master's Degree in Italian Language Teaching

Buletini Informativ

Rregjistrohuni në buletinin informativ të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" që të merrni lajmërimet në E-Mail direkt.