University to Society Innomediaries in Albania
Projekti U-SIA, University to Society Innomediaries in Albania: Co-production of knoёledge and research that matters, ёshtё njё project Erasmus+ Capacity Building in Higher Education. Projekti synon tё nxisё bashkёpunim efektiv e tё qёndrueshёm mes universitetit e shoqёrisё nё Shqipёri. Rezultati i pritshёm ёshtё ndikimi nё zhvillimin socio-ekonomik nё Shqipёri dhe integrimin europian. Mё specifikisht projekti pritet
- Tё nxisё kapacitetet nё Shqipёri nё mёnyrё qё tё gjenerohen njohuri e kёrkim me ndikim nёpёrmjet vendosjes sё njёsisёsё novacionit dhe transferimit tё njohurive
- Tё prezantojё e tё zgjerojё gjenerimin e njohurive qё janё njёkohёsisht domethёnёse nga ana akademike dhe praktike nё kontekstin e Shqipёrisё nёpёrmjet vendosjes se rrjetit tё partnerёve sipas modelit Quadruple Helix
Kёto objektiva janё pёrcaktuar pёr tё adresuar nё mёnyrё direkte nevojat si mё poshtё vijon:
- Nevojёn pёr tё nxitur lidhjet mes shoqёrisё e universitetit dhe bashkёpunimin mes gjithё aktorёve nё Quadruple Helix: universiteti, biznesi, politikё-bёrёsit, shoqёria civile dhe media.
- Nevojёn pёr tё vendosur struktura dhe procese tё pёrshtatshme qё mundsojnё dhe nxisin bashkёpunimin domethёnёs e tё qёndrueshёm mes universitetit dhe biznesit, politikё-bёrёsve, shoqёrisё civile dhe medias
- Nevojёs pёr tё forcuar kompetencat dhe kapacitetet pёr tё gjeneruar njohuri e kёrkim me ndikim, pёr tё bashkёpunuar ne Quadruple Helix dhe si rrjedhim tё kontribojё nё zhvillim dhe integrim nё BE
Drejtues i projektit ёshtё Universiteti Mesdhetar i Shqipёrisë. Janё edhe 11 partnerë të tjerë, të cilët kanë role aktive në zbatimin e këtij projekti siç janë Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Gulielmo Marconi” në Romë, Universiteti ”Aleksandёr Moisiu” Durrës, Universiteti i Beogradit, Kolegji Profesional i Tiranës, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, Qendra e Studimeve Krahasuese dhe Ndërkombëtare, Qendra pёr Shkencë dhe Zhvillim Inovacioni, Agjensia Kombëtare për Shkencën, Kërkimin dhe Inovacionin, si dhe Agjensia Gjermane e Akreditimit tё Universiteteve.
Nёse dёshironi tё informoheni nё kohё reale pёr aktivitetet e projektit ju ftoj tё ndiqni atё nё rrjetet sociale nё link mё poshtё:
https://www.facebook.com/usiaproject
https://www.linkedin.com/company/usia-co-production-of-knowledge-and-research-that-matters/