Alumni në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
Alumni është pjesë e strukturave të USH-së që nga viti 2016 dhe shërben për kordinimin e formimit teorik dhe atij praktik të studentëve .
Alumni ka për qëllim informimin e vazhdueshëm dhe orientimin e studentëve të USH-së në funksion të një karriere të suksesshme.
Alumni organizon të gjithë studentët që janë diplomuar ndër vite dhe ato që do të diplomohen në të ardhmen në USH, promovon studentët që kanë mbaruar studimet , nxit pjesëmarrjen e tyre në konferenca dhe aktivitete të ndryshme. Universiteti krijon mundësi ish-studentëve të kryejnë praktikën profesionale në kompani të ndryshme .
Alumni kujdeset që të mbajë të gjitha të dhënat e ish-studentëve, në kuadër edhe të asistencës së ofruar për ta, për t’i integruar në tregun e punës apo karrierës së tyre në fushën kërkimore dhe akademike.
Ish-studentët përfitojnë informacione të rëndësishme në workshope, ku krijojnë njohje dhe lidhin kontakte të rëndësishme.
Për këtë qëllim ne mbajmë lidhje me sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe shërbime të karrierës të universiteteve të ndryshme.
Qëllimi ynë është për të ndihmuar studentët që të kenë përgatitjen e duhur për profesionin tuaj të ardhshëm.
Alumni mban kontakte të vazhdueshme me të diplomuarit , grumbullon informacione rreth tyre mbi të diplomuarit dhe është përgjegjës për përgatitjen e bazës të së dhënave të USH-së.
Alumni perhap vlerat etike të Universitetit në botën e punës dhe të profesioneve.
Alumni bashkëpunon me Universitetin për të ndihmuar të diplomuarit dhe studentët në rrugën e tyre drejt karrierës.
Alumni bën të mundur angazhimin e strukturave dhe organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare në mbështetje aktive të Universitetit.
Alumni ndihmon me zbatimin e një sërë ngjarjesh, programesh dhe shërbimesh të alumnë-ve të tjera homologe , për të promovuar larmi.