Administratori

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" 

Administratori: Admir Uruçi 
eMail : admir.uruçi@unishk.edu.al

 

Funksionet e Administratorit

Administratori i institucionit publik të arsimit të lartë është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të Institucionit. Ai është përfaqësues ligjor i institucionit të arsimit të lartë për çështjet financiare dhe administrative, sipas përcaktimeve të ligjit nr.85/2015 datë 22.07.2015. 

Në përmbushje të funksionit të tij, ai kryen detyrat e mëposhtme:

  1. Harton projektbuxhetin vjetor mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe në planin buxhetor afatmesëm të tij,
  2. Propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të cilat ia paraqet për miratim Bordit të Administrimit dhe mbikëqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre,
  3. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit të arsimit të lartë në strukturat e varësisë së tij,
  4. Zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik me karakter financiar dhe akademik,
  5. I paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të institucionit të arsimit të lartë, në përfundim të vitit akademik,
  6. Bashkëpunon me strukturat dhe autoritetet e tjera të institucionit të arsimit të lartë për çështje të administrimit të përditshëm,
  7. Emëron dhe shkarkon administratorët e njësive kryesore dhe njësive bazë, pas miratimit të Bordit të Administrimit,
  8. Plotëson kërkesat e Rektorit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare.

Kryen funksione të tjera në zbatim të Statutit dhe rregulloreve të tjera të institucionit.