Dekan: Prof. as. dr. Fatmir Vadohej
eMail: fatmir.vadahi@unishk.edu.al
zv/Dekan: Prof. as. dr. Fatbardha Osmanaga
eMail: fatbardha.omanaga@unishk.edu.al
Sekretare Dekanit: Klodiana Prenga
eMail: klodiana.prenga@unishk.edu.al
Fatura arkëtimi për tarifat vjetore
Fatura për shërbime të ndryshme në USH!
Zgjedhjet e pjesshme 2022 në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi"
Zgjedhjet e këshillave studentorë
Fakulteti i Shkencave të Edukimit i ka fillesat e tij në vitin akademik 1981 – 1982, me hapjen e programit të studimit për Mësues për klasat I – IV të shkollës 9 – vjeçare (Cikli i Ulët). Hapja e këtij programi studimi përbënte një ngjarje të shënuar për historinë e arsimit tonë dhe një masë me rëndësi për forcimin cilësor të arsimit fillor dhe atij 9 - vjeçar. Po në këtë vit akademik, u krijua, për herë të parë, në USH, katedra e Psikologjisë dhe Pedagogjisë, e cila përveç detyrave të tjera, u ngarkua nga Ministria e Arsimit për t’u marrë edhe me problemet e Degës së mësuesisë për Ciklin e Ulët.
Me shndërrimin e ILP-së në Universitet, me vendim të Ministrisë së Arsimit, nr. 125, datë 01.09.1991, u ngrit Fakulteti i Ciklit të Ulët për përgatitjen e mësuesve të klasave I-IV të shkollës 8-vjeçare dhe emërohet dekani i tij.
Në vitin akademik 1996 – 1997, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 332, datë 13.05.1996, pranë Fakultetit të Mësuesisë (Cikli Ulët) u hap dega “Mësues për Ciklin parashkollor”, për përgatitjen e edukatoreve të kopshteve.
Me vendim të Senatit të USH-së, me nr. 117, datë 31.10.2000 bëhet ndërrimi i emrit nga Fakultet i Ciklit të Ulët ne Fakultet i Shkencave të Edukimit, emër të cilin e mban edhe sot. Fakulteti i Shkencave të Edukimit është i organizuar në 4 njësi bazë: Departamenti i Mësuesisë, Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale, Departamenti i Edukimit fizik e i Sporteve dhe Departamenti i Arteve.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit aktualisht ka 7 programe studimi në ciklin e parë (Bachelor):
Programi i studimit për Arsimin Fillor; Programi i studimit për Arsimin Parashkollor; Programi i studimit për psikologji; Programi i studimit për Punë Sociale; Programi i studimit për Edukim fizik e sporte; Programi i studimit për Pedagogji muzikore; Programi i studimit për Pikturë e grafikë.
Në ciklin e dytë të studimeve (Master Profesional në Mësuesi) pranë FSHE kanë qenë të hapur 12 programe studimi, të cilët me vendim senati që në vitin akademik 2017 – 2018 janë transferuar pranë fakulteteve ku studentët mbarojnë ciklin e parë të studimeve (Bacelor).
Aktualisht pranë FSHE-së janë të hapur këto programe studimi të ciklit të dytë (Master i Shkencave dhe Master Profesional), si: Master Profesional në Mësuesi për Arsimin Fillor; Master Profesional në Mësuesi për Edukim Fizik e Sporte; Master i Shkencave në Mësuesi për Biologji - Kimi me profil minor në Karriera dhe aftësimi për jetën; Master i Shkencave në Psikologji Organizative dhe Master i Shkencave në Psikologji Klinike.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit ka 35 pedagogë që përbëjnë stafin akademik të këtij fakulteti. Nga këta: 1 pedagog ka titullin Profesor Doktor, 5 titullin Profesor i Asocuar, 17 gradën shkencore Doktor dhe 12 kanë përfunduar studimet Master Shkencor.
Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale
Nr | Emri Mbiemri | Titulli | Pozicioni |
1. | Fatbardha Osmanaga | Prof.as.dr | Lektor/zv. Dekan |
2 | Visar Dizdari | Doktor | Drejtor Departamenti |
3. | Arben Hoti | Doktor | Pedagog |
4. | Brilanda Lumanaj | Doktor | Pedagog |
5. | Bujanë Topalli | Doktor | Pedagog |
6. | Elidjon Cami | Master | Pedagog |
7. | Elona Hasmuja | Doktor | Pedagog |
8. | Galzvinda Biba | Doktor | Pedagog |
9. | Jonida Lesha | Doktor | Pedagog |
10. | Lediana Xhakollari | Doktor | Pedagog |
11. | Adelina Kakija | Doktor | Pedagog |
Departamenti i Mësuesisë
Nr. | Emri Mbiemri | Titulli | Pozicioni |
1. | Fatmir Vadohej | Prof. dr | Dekan |
2. | Eranda Halluni (Bilali) | Doktor | Drejtor Departamenti |
3. | Andi Hila | Master | Pedagog |
4. | Arlinda Ymeri | Doktor | Pedagog |
5. | Megi Vjerdha | Master | Pedagog 21.10.2021 |
6. | Pranvera Puka (Kraja) | Doktor | Pedagog |
7. | Rina Muka (Gera) | Doktor | Pedagog |
8. | Roland Guli | Docent | Pedagog |
Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporte
Nr. | Emri Mbiemri | Titulli | Pozicioni |
1. | Gjulio Zefi | Doktor | Drejtor Departamenti |
2. | Arbana Bekteshi | Master | Pedagog |
3. | Artan Kalaja | Doktor | Pedagog |
4. | Benjamin Naku | Doktor | Pedagog |
5. | ErjonPeqini | Master | Pedagog |
6. | Ermal Milla | Master | Pedagog |
7. | Fatjon Nurja | Doktor | Pedagog |
8. | Gentiana Nicaj (Qose) | Master | Pedagog |
9. | Nora Deda | Doktor | Pedagog |
Departamenti i Arteve
Nr. | Emri Mbiemri | Titulli | Pozicioni |
1. | Rubin Mandija | Doktor | Drejtor Departamenti |
2. | Ergys Pirani | Master | Pedagog |
3. | Dorjan Ulaj | Master | Pedagog |
4. | Ikbale Bushati | Prof.as. | Pedagog |
5. | Sidi Kanani | Master | Pedagog |
6. | Nirvana Baja | Master | Pedagog |
7. | Erëmirë Jahja | Master | Pedagog |
8. | Senad Xhexhovi | Master | Pedagog |
9. | Migena Selçetaj (Kecaj) | Doktor | Pedagog |
10. | Gjon Shllaku | Master | Pedagog |
11. | Markelian Kapidani | Master | Pedagog |
Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte
Bachelor në Punë Sociale
Bachelor në Psikologji
Bachelor në Pikturë e Grafikë
Bachelor në Pedagogji Muzikore
Bachelor në Mësuesi për Arsimin Fillor
Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor
Master i Shkencave në Psikologji Organizative
Master i Shkencave në Mësuesi në Bio- Kimi, profil minor në "Karriera për jetën"
Master i Shkencave në Psikologji Klinike