- Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme :

  • Të kenë zotësi të plotë veprimi.
  • Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.
  • Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të mos kenë kryer krime të parashikuara nga kodi penal i Republikës së Shqipërisë.
  • Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.
  • Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla/motër i/e bashkëshortit/es dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda njësisë bazë apo ndihmëse ku kërkojnë të punësohen.
  • Të mos kenë prishur në mënyrë publike imazhin e USH.

 

- Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  • Të aplikojë “on-line” në faqen zyrtare të USH në internet në adresen : www.unishk.edu.al
  • Jetëshkrim (CV) me foto personale dhe letërmotivimi.
  • Dëshmi MND ose DND dhe e provimeve pasuniversitare (lista e notave e noterizuar) të njohura zyrtarisht.
  • Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga MASR.
  • Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).
  • Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore, ose fotokopje e noterizuar.
  • Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshope etj.
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore (kartë shëndeti+librezë shëndetsore).
  • Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës.
  • Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).
  • Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).
  • Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.
  • Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.