Gjuhë të Huaja të Aplikuara
Formime universitare të orientuara drejt profesioneve
Hartimi dhe venia në zbatim e një programi të ri studimi :
- Bachelor në "Gjuhë të Huaja për fushën e Turizmit"
- Profili: Gjuhë frënge& italiane/gjermane
Ky projekt është hartuar nga Departamenti i Romanistikës në përgjigje të thirrjeve për projekte të Agjensisë Universitare të Frankofonisë mbi krijimin e një formimi të ri universitar frankofon orientuar drejt profesioneve.
Konteksti
Ky projekt sjell një risi për formimet universitare në gjuhë të huaja në sistemin e arsimit të lartë shqiptar pasi propozon për herë të parë një program pluridisiplinar orientuar drejt profesioneve, bazuar në përvojën europiane shumëvjeçare të universiteteve të huaja partnere të USH-së, si dhe synon përmirësimin e programeve ekzistuese të gjuhëve të huaja duke i bërë të diplomuarit në këtë fushë më konkurentë në tregun e punës;zhvillimin e një ndërveprimi më të mirë mes formimit teorik dhe praktik; fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet mjedisit universitar dhe atij profesional.
Objektivat:
Projekti është konceptuar :
- për të mbështetur propozimin e bërë nga USH per hapjen e programit te ri Bachelor në "Gjuhë të Huaja për Integrim Profesional", Profili: Gjuhë frënge& italiane/gjermane;
- për të përfituar nga përvoja europiane (konkretisht franceze) në konceptimin dhe zbatimin e formimeve universitare pluridisiplinare;
- për të promovuar dhe nxitur formime universitare pluridisiplinare dhe nder-departamentale;
- për të përmirësuar aftësitë e stafit akademik në gërshetimin e aspekteve teroike me ato praktike dhe përfshirjen e teknologjive të reja në mësimdhënie;
- për të nxitur bashkëpunimin e universiteteve, konkretisht USH-ës me mjedisin profesional;
- për të promovuar USH-ës në botën akademike frankofone dhe më gjerë, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e USH-ës;
- për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së personelit/sherbimeve në fushën e turizmit duke formuar specialistë që zotërojnë në të njëjtat dimensione dy/tre gjuhë të huaja për integrim profesional;
- për të promovuar rajonin e Shkodrës dhe potencialet e tij turistike.
Rezultatet e pritshme:
- Hapja dhe implementimi i programit te ri Bachelor në "Gjuhe të Huaja për Integrim Profesional", Profili: Gjuhë frënge & italiane/gjermane;
- Intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet departamenteve të Ush-ës me Universitetin Haute Alsace,Francë;
- Përmirësimi i infrastrukrurës fizike dhe dixhitale në shërbim të programeve të studimit të ofruara nga FGJH në USH-ës;
- Përmirësimi i programeve ekzistuese të studimit dhe programeve lëndore;
- Rritja e aftësive teknologjike të stafit akademik;
- Krijimi i një moduli lëndor mbi Frëngjishten për qëllime specifike, duke zgjeruar ofertën e mësimdhënies së gjuhës frënge në USH;
- Promovimi i FGJH/USH pranë publikut para-universitar dhe universitar në rajon dhe më gjërë;
- Rritja e bashkëpunimit të USH-së me botën profesionale, nëpërmjet praktikës profesionale;
- Promovimi i FGJH dhe USH-ës brenda dhe jashtë vendit;
- Promovimi Agjensisë Universitare të Frankofonisë, anëtar i së cilës është USH,-ës dhe mundësive që ajo ofron në mbështetje të mësimdhënies, kërkimit shkencor apo drejtimit administrativ në institucionet e arsimit të lartë;
Kohëzgjatja e projektit : Shtator 2021-Korrik 2023
Partnerët:
- Universitetit i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , Drejtues i projektit
- Universiteti Haute-Alsace, France
- Le Petit Elita, Shkodër
- Agjensia Labeat Travel, Shkodër
- Agjensia Universitare e Frankofonisë (Rajoni : Europa Qendrore dhe Perendimore)