Organizimi dhe funksionimi institucional i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillesat e tij që me hapjen e katedrës së gjuhëve të huaja pranë Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, që mbulonte mësimdhënien e gjuhës ruse dhe të asaj frënge. Me shndërrimin e Institutit të Lartë Pedagogjik në Universitet në vitin 1991, kësaj katedre iu shtua dega e Gjuhës Angleze në vitin 1994, tashmë në përbërje të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Po pranë kësaj katedre, më 1996, hapet dega e Gjuhës Gjermane, bazuar mbi draft marrëveshjen mes Universitetit të Gracit dhe atij “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Në vitin 1998 filloi veprimtarinë e tij programi i studimit Gjuhë Italiane, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Italiane bazuar në marrëveshjen protokollare mes Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme Italiane. Në këtë marrëveshje parashikohej prania e një lektori italian, i cili zhvillon aktivitetin e tij pranë Universitetit të Shkodrës.
Në vitin 2001 miratohet hapja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili një vit më pas kishte në përbërjen e tij dy departamente, atë të Gjuhëve të Huaja, me dy seksione, të Italianistikës dhe të Anglistikës, si dhe departamentin e Gjermanistikës. Në vitin 2007, pas ndarjes së departamentit të Gjuhëve të Huaja me urdhër ministerial, Fakulteti numëronte, përveç departamentit të Gjermanistikës edhe dy të tjera, atë të Gjuhës Angleze dhe të Romanistikës. Ky i fundit që nga viti akademik 2006-2007 ka dy programe studimi bachelor në përbërje të tij, atë të Gjuhës Italiane edhe Frënge.
Gjithashtu, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ofron edhe programet e studimit Master Profesional në Mësuesi, përkatësisht Master Profesional në gjuhën angleze, në gjuhën italiane, në gjuhën gjermane dhe në gjuhën frënge.
Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Prof.asoc.Dr. Edlira Bushati
Zëvendësdekane
Dr. Alva Dani (Halluni)
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, përbëhet nga tri departamente:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka 24 pedagogë që përbëjnë stafin akademik të këtij fakulteti. Nga këta: 1 pedagog ka titullin Profesor Doktor, 6 titullin Profesor i Asocuar (Prof. as. dr.), 9 gradën shkencore Doktor dhe 8 kanë përfunduar studimet Master Shkencor.
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja studiojnë afërsisht 1500 studentë.
Departamenti i Romanistikës
Programi i studimit Gjuhë Italiane:
Prof. as. dr. Eliana Laçej | 2016 – Përgjegjëse e departamentit 1999 – Gramatikë e gjuhësi taliane |
Dr. Lindita Kazazi | 2002 – Fonetikë e gjuhës italiane |
Dr. Aterda Lika | 2002 – Didaktikë e gjuhës italiane |
Dr. Alva Dani | 2009 – Teori letërsie |
Dr. Karmen Lazri | 2008 – Gjuhë dhe kulture latine |
Msc. Ingrit Tirana | 2016 – Teori dhe teknika përkthimi |
Lektori italian | 2017 – Praktikë gjuhe |
Programi i studimit Gjuhë Frënge:
Prof. as. dr. Dhurata Hoxha | 1991 – Didaktikë e gjuhës frënge etj. |
Prof. as. dr. Angjelina Nenshati | 1993 – Gramatikë e gjuhës frënge etj. |
Dr. Drita Brahimi | 2008 – Letërsi franceze etj. |
Departamenti i Gjuhës Angleze:
Programi i studimit Gjuhë Angleze:
Dr. Albana Hadri | 2016 - Përgjegjëse e departamentit 2001 – Morfologji e gjuhës angleze etj |
Prof. dr. Rajmonda Këçira | 1996 – Sintaksë e gjuhës angleze etj. |
Prof. as. dr. Meri Guli | 1993 – Hyrje në gjuhësi etj. |
Dr. Arben Bushgjokaj | 2000 – Letërsi amerikane etj. |
Dr. Ilda Erkoçi | 2010 – Përkthim etj. |
Dr. Dalila Karakaçi | 2015 – Didaktikë e letërsisë etj. |
Msc. Nivis Deda | 2005 – Teori komunikimi |
Departamenti i Gjuhës Gjermane:
Programi i studimit Gjuhë Gjermane:
Prof. as. dr. Edlira Bushati | 2008 – Përgjegjëse e departamentit 2001 – Hyrje në gjuhësi |
Prof. as. dr. Alma Hafizi | 1999 – Letërsi italiane |
Lek. Austriake/Mag.Erza Cermiani | 2016 – Kulturë dhe histori e vendeve gjermanishtfolëse |
Msc. Ilda Selmani | 2016 – Koncepte bazë të gjermanistikës |
Msc. Irini Pirani | 2015 – Hyrje në shkencën e letërsisë |
Msc. Valjeta Gjylbegaj | 2016 – Letërsi e re gjermane. |
Msc. Klaudia Darragjati | 2016 – Gjuha dhe letërsia e vjetër gjermane. |