Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Fakulteti i Shkencave të Edukimit i ka fillesat e tij në vitin akademik 1981 – 1982, me hapjen e programit të studimit për Mësues për klasat I – IV të shkollës 9 – vjeçare (Cikli i Ulët). Hapja e këtij programi studimi përbënte një ngjarje të shënuar për historinë e arsimit tonë dhe një masë me rëndësi për forcimin cilësor të arsimit fillor dhe atij 9 - vjeçar. Po në këtë vit akademik, u krijua, për herë të parë, në USH, katedra e Psikologjisë dhe Pedagogjisë, e cila përveç detyrave të tjera, u ngarkua nga Ministria e Arsimit për t’u marrë edhe me problemet e Degës së mësuesisë për Ciklin e Ulët.
Me shndërrimin e ILP-së në Universitet, me vendim të Ministrisë së Arsimit, nr. 125, datë 01.09.1991, u ngrit Fakulteti i Ciklit të Ulët për përgatitjen e mësuesve të klasave I-IV të shkollës 8-vjeçare dhe emërohet dekani i tij.
Në vitin akademik 1996 – 1997, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 332, datë 13.05.1996, pranë Fakultetit të Mësuesisë (Cikli Ulët) u hap dega “Mësues për Ciklin parashkollor”, për përgatitjen e edukatoreve të kopshteve.
Me vendim të Senatit të USH-së, me nr. 117, datë 31.10.2000 bëhet ndërrimi i emrit nga Fakultet i Ciklit të Ulët ne Fakultet i Shkencave të Edukimit, emër të cilin e mban edhe sot. Fakulteti i Shkencave të Edukimit është i organizuar në 4 njësi bazë: Departamenti i Mësuesisë, Departamenti i Psikologjisë dhe Punës Sociale, Departamenti i Edukimit fizik e i Sporteve dhe Departamenti i Arteve.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit aktualisht ka 7 programe studimi në ciklin e parë (Bachelor):
Programi i studimit për Arsimin Fillor; Programi i studimit për Arsimin Parashkollor; Programi i studimit për psikologji; Programi i studimit për Punë Sociale; Programi i studimit për Edukim fizik e sporte; Programi i studimit për Pedagogji muzikore; Programi i studimit për Pikturë e grafikë.
Në ciklin e dytë të studimeve (Master Profesional në Mësuesi) pranë FSHE kanë qenë të hapur 12 programe studimi, të cilët me vendim senati që në vitin akademik 2017 – 2018 janë transferuar pranë fakulteteve ku studentët mbarojnë ciklin e parë të studimeve (Bacelor).
Aktualisht pranë FSHE-së janë të hapur këto programe studimi të ciklit të dytë (Master i Shkencave dhe Master Profesional), si: Master Profesional në Mësuesi për Arsimin Fillor; Master Profesional në Mësuesi për Edukim Fizik e Sporte; Master i Shkencave në Mësuesi për Biologji - Kimi me profil minor në Karriera dhe aftësimi për jetën; Master i Shkencave në Psikologji Organizative dhe Master i Shkencave në Psikologji Klinike.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit ka 35 pedagogë që përbëjnë stafin akademik të këtij fakulteti. Nga këta: 1 pedagog ka titullin Profesor Doktor, 5 titullin Profesor i Asocuar, 17 gradën shkencore Doktor dhe 12 kanë përfunduar studimet Master Shkencor.
Struktura organizative e Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Dekan i Fakultetit: Prof. as. dr. Fatmir Vadohej
zv/Dekan: Prof. as. dr. Fatbardha Osmanaga
fatbardha.omanaga@unishk.edu.al
Përgjegjëse e departamentit të Mësuesisë: Dr. Eranda Halluni Bilali
Përgjegjës I departamentit të Psikologjisë e Punës Sociale: Dr. Visar Dizdari
Përgjegjës i departamentit të Edukimit Fizik e Sporte: Dr. Gjulio Zefi
Përgjegjës i deparatamentit të Arteve: Dr. Rubin Mandija
Sekretare dekanit: Klodiana Prenga
Sekretaria mësimore:
Kozeta Bushati –kozeta.bushat@unishk.edu.al
Azra Zmijani –azra.zmijan@unishk.edu.al
Departamenti i Mësuesisë
Dr. Eranda Halluni | 2016 - Përgjegjëse e departamentit 2008 Metodologji e mësimdhënies |
Prof. as. dr. Fatmir Vadohej | 1989 – Pedagogji Parashkollore, Metodologji e mësimdhënies, Psikologji edukimi etj. |
Prof. as. dr. Agim Kadillari | 1990 – Edukim figurativ. |
Dr. Mehdi Kroni | 2003 - Filozofi |
Dr. Rina Gera | 2013 – Teknologji informacioni në edukim |
Doc. Roland Guli | 2002 – Edukim muzikor dhe metodologji |
Msc. Andi Hila | 2004 – Aftësim teknologjik dhe didaktikë |
Mimoza Rakaj | 2002 - Formim muzikor |
Prof. Dr. Gëzim Dibra | 1989 - Metodologji mësimdhënie etj |
Departamenti i Psikologjisë e Punës sociale
Dr. Visar Dizdari | 2016 – Përgjegjës departamentit 2007 – Metoda e kërkimit shkencor etj. |
Prof. as. dr. Fatbardha Osmanaga | 1998 – Psikologji anormale etj. |
Dr Brilanda Lumanaj | 2006 – Hyrje në punë sociale etj. |
Dr. Galzvinda Biba (Fili) | 2008 – Puna sociale me fëmijët etj. |
Dr. Lediana Xhakollari | 2007 – Psikologji zhvillimi etj. |
Dr. Arben Hoti | 2005 - Hyrje në psikologji etj. |
Dr. Elona Hasmujaj | 2014 – Psikologji sociale etj. |
Dr. Bojane Topalli | 2013 - Politika sociale etj. |
Dr. Kilda Gusha | 2019 - Psikologji shkollore etj. |
Departamenti i Edukimit Fizik e Sporte
Dr. Gjulio Zefi | 2020 - Përgjegjës departamenti 2009 – Metodikë e atletikës etj. |
Prof. as. Dr. Jozef Bushati | 2014 - Teknologjitë e mësimdhënies etj |
Dr. Artan Kalaja | 2008 – Metodikë e volejbollit etj. |
Dr. Nora Deda | 2009 – Stërvitja në aktivitet fizik e fitnes etj. |
Dr. Benjamin Naku |
2011 – Didaktikë e edukimit fizik e sportit etj. |
Dr. Fatjon Nurja | 2013 – Metodikë e futbollit |
Msc. Arbana Bekteshi | 1999 – Sociologji Sporti etj. |
Msc. Gentiana Nicaj | 2016- Edukim lëvizor etj. |
Msc. Ermal Milla | 2016- Lojëra sportive, basketboll etj. |
Departamenti i Arteve
Dr. Rubin Mandija | 2020 – Përgjegjës deparatamenti 2015 – Fotografi dixhitale |
Prof. as. dr. Ikbale Kalaja | 1985 – Pikturë e vizatim |
Sidi Kanani | 2015 – Komunikim viziv dhe teori ngjyre |
Dr. Amir Xhakoviq | 2015 - Instrument piano |
Ergys Pirani |
2015 – Solfezh bazë dhe i thelluar |
Ermirë Jahja | 2015 – Pikturë e vizatim |
Xhaneta Kadillari | 2015 – Arte grafike |
Nirvana Baja | 2015 - Pikturë e vizatim |
Qendra e Shërbimeve Psikologjike e Sociale.
Dr. Lediana Xhakollari dhe dr. Arben Hoti
Palestra
Palestra është inaguruar në vitin 2005, si një qendër e rëndësishme për përgatitjen e mësuesve të edukimit fizik dhe sportive, si dhe për veprimtari të ndryshme studentore.
Redaksia e “Buletinit shkencor” (Seria e Shkencave të Edukimit).
Prof. dr. Gëzim Dibra kryeredaktor
Prof. as. dr. Fatmir Vadohej sekretar shkencor
Prof. dr. Suzana Golemi anëtare
Prof. as. dr. Fatbardha Osmanaga anëtare
Prof. as. dr. Rezarta Draçini anëtare
Prof. as. dr. Dhutara Hoxha anëtare
Dr. Eranda Bilali (Halluni) anëtare
Dr. Visar Dizdari anëtar