Në kuadrin e Projektin SUCCESS (Sustainable University - Enterprise Cooperation for Improving Graduate Employability) ku Universiteti i Shkodrës merr pjesë, në ambjentet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës është përfunduar me sukses instalimi i sallës të re interaktive me kompjuterë të teknologjisë të fundit, paisje për telekonferenca dhe Smart Board.
Qëllimi i projektit është rritja e punësueshmërisë të studentëve dhe të diplomuarve tanë dhe investimet në teknologji janë tregues për angazhimin e Universitetit të Shkodrës në këtë drejtim.
Projekti u financua nga Bashkimi Europian nëpërmjet programit Erasmus + (Capacity Buiding of Higher Education).
Fotogaleri:
Projekti SUCCESS (Sustainable University - Enterprise Cooperation for Improving Graduate Employability)