Në kryeqytetin armen, Erevan, më 06 - 17 janar 2020 u zhvillua faza e parë e aktivitetit “Arti kundër radikalizmit, genocidit dhe për të drejtat e njeriut”, AARGH (Art Against Radicalism & Genocide & for Human Rights). Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit Erasmus+ (Ref:2019-1-UK01-KA105-060989) financuar nga “Ecorys UK National Agency” dhe zbatuar nga “Rejuvenate UK 2016 CIC”.
Pjesëmarrës ishin studentë arti dhe artistë të rinj nga Shqipëria, Armenia, Gjeorgjia, Greqia, Italia, dhe Mbretëria e Bashkuar. Shqipëria u përfaqësua me 3 studente të programit të studimit Pikturë dhe Grafikë të Universitetit tonë. Kjo pjesëmarrje u realizua me ndërmjetësimin e Art House, Shkodër. Aktiviteti u bazua në shkëmbimet ndërkulturore të traditave e eksperiencave me qëllim stimulimin e një produkti artistik të ndjeshëm ndaj problematikave sociale.
Aktiviteti ishte strukturuar me vizita në muze, galeri e institucione të tjera kulturore-historike, si dhe krijimtari artistike të pjesëmarrësve. Faza e dytë e këtij aktiviteti zhvillohet në Londër në datat 2-11 shkurt 2020.