Në vijim të bashkëpunimit të departamentit të Mësuesisë me departamentet e tjera, ditën e martë, më datë 19.11.2019, në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, u zhvillua një temë mësimore me studentët e Arsimit Fillor e Parashkollor mbi Barazinë Gjinore. Kjo bisedë u realizua në kuadrin e lëndës “Edukim Qytetar Demokratik dhe Didaktikë”, nën drejtimin e pedagoges së lëndës dr. Rina Muka, ku e ftuar ishte dr. Bujanë Topalli, pedagoge e departamentit të Psikologjisë e Punës Sociale.
Biseda u përqendrua mbi kuptimin e barazisë gjinore, historikun, teori të ndryshme, si dhe fakte reale, të ilustruara me shembuj e video.
Studentët dhanë opinionet dhe përvojat e tyre lidhur me temën.\