Dje, më datë 19 qershor 2023, ishte i ftuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, për një leksion të hapur, ish-Presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu.
Ai u prit në zyrën e saj nga Rektorja e USH-së, Prof. Dr. Suzana Golemi dhe nga dy zëvendësrektoret Prof. Dr. Rajmonda Këçira dhe Prof. As. Dr. Paulina Hoti.
Dekani i Juridikut, Dr. Gasper Kokaj, i cili shprehu mirënjohjen dhe respektin e tij maksimal për këtë figurë shumëdimensionale, e priti në sallën e A1 të Fakultetit të Drejtësisë, e cila ishte e mbushur me pedagogë, studentë, si dhe nga qytetarë të interesuar për këtë leksion.
Rektorja e USH-së në fjalën e saj përshëndetëse e falënderoi ish-Presidentin dhe shprehu nderimin dhe konsideratën e saj për këtë personalitet të nderuar. Në fund të fjalës së tij, ish-presidentit iu drejtuan pyetje nga të pranishmit.
Më pas ish-Presidenti Moisiu bëri një vizitë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Fotogaleri:
Leksion i hapur mbajtur nga Ish-Presidenti i Republikës, zoti Alfred Moisiu