Me datën 13 Prill 2023, ora 11.00, në Auditorin e sallës së konferencave të Fakultetit Ekomomik të Universitetit të Shkodrës, me inisiativen e Majestros dhe lektorit Qamil Gjyrezi dhe të Departamentit të Turizëm të Universitetit 'Luigj Gurakuqi' Shkodër u zhvillua leksioni i hapur me temën: 'Turizmi muzikorë dhe holistik dhe Shkodra'!
Për realizimin e këtij aktiviteti u bashkëpunua me Departamentin e psikologjisë, Departamentin e arteve dhe muzikantë të shkollës artistike 'Prenkë Jakova' Shkodër. Leksioni u mbaj nga Mass Fran Koruni, muzikant dhe psikolog muzike dhe Mass Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë së artit. Gjithashtu në këtë aktivitet luajtën edhe Ansambli i muzikës së dhomës: 'Muzikantët e rinj shkodranë e duan muzikën', duke performuar muzikë Profesoreshë Valbona Bushati, Erald Rragami, Fatjon Tanazi, piannistja Odesa Meti dhe tenori Ajdis Hasanaj.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe pedagogë të Fakultetit Ekonomik, dega turizëm. Gjithashtu në këtë aktivitet kishim edhe turistë nga Londra dhe Brukseli në Shkodër dhe ideatorja e hosteleve në Shkodër, ekonomistja Alma Bazhdari,
Aktiviteti kishte për qëllim të promovonte rëndësinë e zhvillimit te turizmit muzikor në qytetin e Shkodrës dhe në Shqipëri, duke e parë muziken jo vetëm si aktivitete turiztik kulturor, argëtues, por dhe duke e parë muzikën si terapi ndikuese në shëndetin e njeriut. Leksioni dhe performnca muzikore u ndoq me mjaft interes nga studentët dhe pedagogët e Turizmit, dhe ngjalli mjaft diskutime mes studentëve dhe lektorëve për potencialin e Shkodrës për zhvillimin e Turizmit muzikor.
Kjo frymë bashkëpunuese, premton në të ardhmen për vazhdimin e aktivitete të tilla të promovimit të vlerave kulturore të Shkodrës dhe rivitalizimin e tyre për turizëm.
Promovim ne mediat lokale
TV1 Chanel
https://www.youtube.com/watch?v=CwVsryVMK30
Fotogaleri:
Leksion i hapur “Turizmi muzikorë dhe holistik dhe Shkodra”