Mundësi internshipi 1 vjeҫar në SHBA për studentët e Turizmit të Fakultetit Ekonomik të USH gjatë vitit akademik 2021-2022.
Kjo mundësi internshipi 1-vjeҫar në SHBA ofrohet nga Global Career Exchange (GCE) me Programin J-1 të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ky program ka si qëllim shkëmbimin arsimor dhe kulturor për shtetasit e huaj dhe kthimin e përvojës së fituar në shtetin nga ato vijnë duke qëndruar e shërbyer së paku dy vite në shtetin e tyre. Pjesëmarrësit e këtij internshipi ndjekin një plan trajnimi të detajuar në tre periudha 4-mujore në operacionet e ndryshme të mikëpritjes dhe turizmit dhe marrin një pagë orare nga kompania pritëse për të mbështetur jetesen e tyre gjatë kohës së trajnimit. Studentët e turizmit pjesëmarrës kanë shansin të mësojnë nga eksperienca e bizneseve të sukseshme Amerikane. Pjesëmarrësit do të kthehen në vendin tonë me një experience pune dhe kulturole të vlefshme që do ti ndihmojë ata për suksese në karrieren e tyre. Gjithashtu pjesmarrësit kanë mundësi të hedhin bazat për bashkëpunime të ardhëshme në mikëpritje dhe turizëm si rrrjedhim i krijimit të kontakteve të reja me ekspertë Amerikanë në këtë fushë dhe të rrjetëzimit me studentët e turizmit të internshipit nga shtetet e tjera që do jenë menaxher dhe operator të ardhshem të sukseshëm të turizmit në vendet e tyre.
Për informacion më të detajuar dhe për thirrjen për aplikim drejtojuni tek Departameniti i Turizmit i Fakultetit Ekonomik të USH.