U2SID – University to Society Collaborations for Inclusive Digital Transformation in the Western Balkans

U2SID është një projekt Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Europian i filluar ne Prill 2022 dhe me një kohëzgjatje 24 muaj. Projekti ka në fokus transformimin dixhital, i cili duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të sigurt dhe për këtë roli i universiteteve dhe bashkëpunimi i tyre me shoqërinë civile, biznesin, politikat dhe mediat është e një rëndësie të madhe. Transformimi digjital nuk mund të jetë i sigurt pa ndërgjegjësim, ngritjen e kapaciteteve për kërcënimet e privatësisë, mbrojtjen e të dhënave dhe njohuritë digjital. Qëllimi i projektit U2SID është të nxisë transformimin digjital gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor përmes rritjes së bashkëpunimit midis universiteteve me aktorë të tjerë si bizneset, politikëbërësit, shoqëria civile dhe media. Projekti U2SID mbështet zhvillimin dhe përvetësimi i aftësive digjitale për ta bërë transformimin digjital sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur.

Objektivat specifike të projekti U2SID janë:

  • Të forcojë kompetencat digjitale të lektorëve, studentëve dhe profesionistëve përmes zhvillimit të një Programi të Përshpejtimit të Aftësive Digjitale si një program bashkëpunimi mes universiteteve nga njëra anë dhe bizneseve, shoqërisë civile, vendimmarrësit lokalë dhe mediat nga ana tjetër;
  • Për të përmirësuar metodat inovative të mësimdhënies përmes pilotimit të një sfide të transformimit digjital për studentët si një mësim i bazuar në projekte dhe i orientuar drejt zgjidhjeve, bazuar në mentorim, ushtrim dhe vendosje në biznese, shoqëri civile, vendimmarrësit lokalë dhe mediat;
  • Të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e digjitalizimit gjithëpërfshirës duke përfshirë grupet e synuara vulnerabël në procesin e digjitalizimit.

 

U2SID është në përputhje me objektivat e thirrjes së Bashkimit Europian për ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve për transformimin në arsimin e lartë. Projekti do të kontribuojë në inovacionin në arsimin e lartë, do të rrisë rëndësinë e aftësive digjitale për tregun e punës, zhvillimin rajonal dhe shoqërinë duke forcuar bashkëpunimet e universitetit me shoqërinë.

Projekti U2SID do realizohet nga një partneritet prej 9 organizatave nga 4 shtete të ndryshme, i kryesuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe i mbështetur nga parnerët si më poshtë: