Në kuadër të projektit “Gjuhë të huaja të Aplikuara për turizmin” të mbështetur nga AUF, sot në Fakuletin e Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Romanistikës organizoi seminarin e radhës me temë : “Rëndësia e praktikave profesionale në sektorin e gjuhëve të huaja të aplikuara”.
Nën moderimin e Dr. Drita Brahimi u trajtuan nga të ftuarit në panel Dr. Bresena Kopliku, Dr. Dritan Rrustja, Msc Rovena Sekniqi e Msc. Renato Lumçi një sërë problematikash në lidhje me praktikën profesionale. Theksi u vendos tek bashkëpunimi që duhet të ekzistojë midis universitetit dhe botës së biznesit si një marrëdhënie dypalëshe, meqenëse studentët përvetësojnë aftësitë praktike që u mundësojnë punësimin e ardhshëm por edhe biznesi përfton burime njerëzore të afta për pozicionet e ndryshme për të cilat tregu ka nevojë. Gjatë takimit u theksua edhe fakti që sektori i turizmit ka nevojë për profesionistë të sektorit turistik të pajisur me njohuri të mira në gjuhët franceze, italiane e gjermane.
Fotogaleri:
Seminari me temë : “Rëndësia e praktikave profesionale në sektorin e gjuhëve të huaja të aplikuara”