Ne inaugurimin e Klinikes se Fizoterapise, Rektorja e Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi Prof. Dr. Suzana Golemi, u shpreh se ndihet e privilegjuar dhe krenare të jete pjesë e kësaj arritjeje të rëndësishme për universitetin.
Për te si Rektore, për Departamentin e Infermierisë, por edhe për gjithë pedagogët dhe studentët e këtij universiteti është kënaqësi të jene sot në këtë ambient kaq bashkëkohor që po i shtohet kolanës së vlerave të Universitetin “Luigj Gurakuqi”.
Fizioterapia si Program Studimi i mirëfilltë në Universitetet Shqiptare filloi vonë, ndër të parët që hapi këtë Program Studimi ishim pikërisht ne, Universiteti i Shkodrës në vitin akademik 2007-2008.
Në hapjen e kësaj dege ka pasur një rol të rëndësishëm në bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Shkodrës, Universitetit të Firences dhe fondacionit “Madonnina Del Grappa” e sidomos drejtuesi i saj Don Karlo Zaccaro, qytetar nderi i Shkodrës.
Organizimi i Degës Fizioterapi pranë Universitetit të Shkodrës ka qenë një ndër projektet më të rëndësishme të universitetit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në kuadrin e këtij projekti më shume se 60 pedagogë dhe mjekë italianë, të ardhur kryesisht nga Universiteti i Firences, Romës dhe Forlit, kanë dhënë mësim në këtë degë dhe njëkohësisht kanë kryer vizita falas për banorët e qytetit të Shkodrës.
Rektorja falënderoi të gjithë ato që punuan me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie për të ardhur te kjo ditë kaq e gëzueshme për të gjithë, për të arritur te ky inaugurim që na bën të gjithëve krenarë!
Ajo uroi me gjithë zemër: Pastë jetë të gjatë dhe të suksesshme Klinika e Fizioterapisë në Universitetin e Shkodrës!
Fotogaleri:
Inaugurimi i Klinikes se Fizoterapise